Fokus

MPB-ja shpreh keqardhje për gjendjen me pasaporta, tregon kur fillon furnizimi me material

Autori: Samire Jaha 10:06 | 10 January 2023

Problemit me mungesë të materialit për pasaporta e dokumente të tjera duket se po i vjen fundi. Kjo për shkak se furnizimi me material pritet të fillojë në fund të këtij muaj, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën Infokus nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët kanë treguar se fundi i janarit është data kur shteti do të furnizohet me material i cili mungon tash e një kohë të gjatë.

Mirëpo nuk kanë dhënë detaje se kur do të fillojnë sërish me lëshimin e dokumenteve për qytetarët.

-Advertisement-

“Ministria e Punëve të Brendshme, ju njofton se në fund të janarit pritet të filloj furnizimin me material”, janë përgjigjur për Infokus nga ministria.

Ndryshe nga MPB-ja kanë shprehur edhe keqardhjen për këtë situatë të krijuar tash e disa muaj.

“Me ketë rast Ministria e Punëve të Brendshme shprehë keqardhje për situatën e krijuar dhe kërkon mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, deri në zgjidhjen e kësaj çështje”, thuhet tutje anë përgjigjen e ministrisë për Infokus.

Kujtojmë që ministri, Xhelal Sveçla, të shtunën ka kërkuar nga Gjermania lejimin e pasaportave të skaduara për kosovarët e kjo për shkak të mungesës së materialit për të ju lëshuar pasaportat e reja qytetarëve.

Kjo kërkesë e tij është kritikuar mjaftë shumë nga deputetet e partisë opozitare në Kosovë por edhe nga analistët e qytetarët duke e parë si një veprim që ndikon negativisht në politikën e jashtme të Kosovës.

Analisti Gazmir Raci në një prononcim për Gazetën Infokus kishte thënë se kjo kërkesë e ministrit është një gabim politik e që ndikon në procesin e liberalizimit të vizave.

“Nëse e kanë kerku një letër të tillë unë konsideroj që ka qenë gabim politik për shkak se tash kemi hyrë në vitin përfundimtar të liberalizimit të vizave dhe kjo mund të krijojë telashe të reja politike sidomos tek Gjermania e cila e dimë që fillimisht Gjermania ka qenë hezituese për liberalizimin e vizave ndaj Kosovës, paramendoni po të kishte dërguar një letër të tillë edhe tek Franca e cila deri në momentin e fundit ka qenë skeptike për liberalizimin e vizave çfarë do të ndodhte”, kishte deklaruar Raci për Infokus.

Kujtojmë që kjo kërkesë e ministrit ka ardhur si pasojë e mungesës së materialit për ti pajisur me pasaporta qytetarët. E ku kjo mungesë e këtij materiali në vendin tonë është tash e disa muaj.

Gazeta Infokus ka pyetur edhe për kërkesën e ministrit Xhelal Sveçla, drejtuar Gjermanisë për lejimin e pasaportave të skaduara, por që nga ana e ministrisë nuk është komentuar një gjë e tillë. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera