Lajme

MPB-ja i shpërndan patentë shoferët e parë ndërkombëtarë

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 14 October 2020

Agjencia për Regjistrim Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka mbajtur ceremoninë për ndarjen e patentë shoferëve ndërkombëtarë, që filluan të prodhohen javën e kaluar.

Shefi i kabinetit të ministrit, Agim Veliu, Bajram Gecaj këto letërnjoftime i ka dhënë tre personave. Shkruan Gazeta inFokus.

Sipas MPB-së ky patentë shoferi u mundëson që qytetarëve te drejtojnë automjetin jashtë Kosovës.

-Advertisement-

“Patentë shoferi ndërkombëtar (PSHN) – dokument i nxjerr sipas kërkesës së palës, i cili i mundëson mbajtësit të tij që ta drejtojë automjetin në ato shtete jashtë Kosovës, të cilat e kërkojnë këtë dokument plotësues, sipas Konventës së Vjenës për Trafikun Rrugor, të 8.11.1968. Është një dokument plotësues, i përkthyer në shumë gjuhë, i cili i përshkruan të dhënat nga patenta e shoferit i lëshuar nga institucioni kompetent i shtetit, që ka fotografi të drejtuesit të automjetit dhe të dhëna relevante mbi të drejtën për drejtim”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera