Rozë

Mozzik dhe Loredana zyrtarisht bashkë/ Publikohet pjesa e parë e dokumentarit (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 26 November 2020

Një ditë më parë, Loredana Zefi, ka publikuar pjesën e parë të dokumentarit të saj, ku ka konfirmuar ribashkimin me Mozzik.

Reperja e njohur ka postuar një video në “Instagram”, ku shfaqet krah partnerit të saj mjaft e lumtur dhe e qeshur. Ata të dy nuk kanë dhënë detaje se kur janë ribashkuar dhe si arritën të hidhnin pas problemet.

Reperi i njohur shprehet në një moment: “Sa i përket ndarjes që ka ndodh më shumë e kanë bërë mediat, gazetat që kanë shkruar. Kanë fol e shkruar gjithçka. Mendoj se gjithçka që na ka mbajt bashkë është se kemi jetuar shumë sene bashkë.”

-Advertisement-

Ndërkohë në një pjesë të dokumentar ata shfaqen duke i bërë një tatuazh, Loredana në barkun e Mozzik dhe ky i fundit në gishtin e Loredanës, një gjest tepër i veçantë.

Dokumentari përmban pjesë edhe nga koha kur Loredana ishte shtatzënë dhe më pas kur sapo janë bërë prindër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera