Mozilla lanson përditësimin e ri të Firefoxit
Autori: Gazeta inFokus
08:32 | 24 October 2018
Mozilla ka lansuar përditësimin e ri të shfletuesit të tij, Firefox 63, për Windows, Mac, Linux dhe Android.
Ky version sjell “Enhanced Tracking Protection” për mbrojtje më të mirë nga gjurmimi në ueb si dhe performancë të shtuar në Windows dhe macOS.
Firefox 63 për desktop është në dispozicion për tu shkarkuar nga Firefox.com, dhe të gjithë përdoruesit ekzistues do të përditësohen automatikisht.
Ndërsa versionin Android mund ta shkarkoni në Google Play.
Sipas Mozilla shfletuesi numëron 300 milionë përdorues aktivë dhe është një platformë që zhvilluesit duhet ta kenë në konsideratë.
Por çfarë është “Enhanced Tracking Protection”? Për të shpjeguar këtë funksion duhet të kthehemi pas, pikërisht në nëntor të 2015-ës kur Mozilla solli “Tracking Protection” në Firefox 42.
Funksioni shërbente për të bllokuar gjurmuesit si reklamat, gjurmuesit analitikë dhe butonët e shpërndarjes të cilët gjurmojnë shfletimin në ueb.
Me Firefox 57 ky funksion mund të aktivizohej edhe jashtë tabeve private.
“Enhanced Tracking Protection” bllokon aksesin e “cookie” dhe aksesin në memorien e brendshme nga gjurmuesit e palëve të treta.
Në gusht Mozilla tha se do të bllokojë automatikisht gjurmuesit të cilët ngadalësojnë hapjen e faqeve, gjurmuesit që ndjekin përdoruesi në ueb, skriptet crypto dhe gjurmuesit që identifikojnë përdoruesit nga pajisja që kanë.
Në Android i vetmi ndryshim i prekshëm është modaliteti “Picture-in-Picture” që do të thotë se përdoruesit mund të lëvizin Firefoxin në një dritare pluskuese më vete.
Mozilla lanson versionet e Firefoxit çdo gjashtë deri në tetë javë dhe i radhës do të jetë Firefox 64 në dhjetor.

T� tjera
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...
-
Kurti: Policia është pajisur me armë të gjata, automjete e autoblinda të reja
Kryeministri, Albin Kurti, ka vlerësuar rëndësinë e Policisë së Kosovës dhe p...
-
Klinika e Radiologjisë ende vazhdon të ballafaqohet me mungesë të stafit “Besoni janë rritur shumë shërbimet”
Zgjerimi i shërbimeve diagnostikuese në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Kl...
-
BQK njofton se ka aplikuar zyrtarisht për përfshirje të Kosovës në SEPA
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar sot se ka dorëzuar zyrtarisht apli...
-
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratua...
-
Fundjava me mot të qëndrueshëm, temperaturat zbresin deri në -4 gradë Celsius
Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me vra...
-
Gjilan: Katër persona dërgohen në paraburgim për armëmbajtje pa leje
Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, ua ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në vizitën e tij të fundit zyrtare në Kosovë
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...

































