Mourinho u kërkon lojtarëve të tij ta harrojnë Juventusin

Autori: Gazeta inFokus
17:15 | 27 November 2018
Trajneri portugez i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i ka nxitur lojtarët e tij të harrojnë për ndeshjen mes Juventusit dhe Valencian, dhe në vend të kësaj të përqendrohen në ndeshjen që do ta zhvillojnë ata sonte.
“Djajtë e kuq” pozicionohen në vendin e dytë në Grupin H të Ligës së Kampionëve, dy pikë larg Juventusit, që radhitet në vendin e parë. Ndërsa, skuadra e Mourinhos ka epërsi prej dy pikësh në krahasim me Valencian, në vend të tretë.
Manchester Unitedi do ta presë sonte në orën 21:00 në Old Trafford klubin zviceran, Young Boys. Nëse Juventusi e fiton ndeshjen kundër Valencias, dhe anglezët e fitojnë ndeshjen kundër Young Boys, atëherë të dy klubet do ta sigurojnë vendin e tyre në 1/8 e finales.
Megjithatë, portugezi insiston se ai nuk do t’i kushtojë aspak rëndësi ngjarjeve në Torino dhe ka bërë të ditur se të njëjtën gjë e kërkon edhe nga lojtarët e ti.
“Nuk është një ndeshje vendimtare. Nëse nuk fitojmë nesër, ne prapëseprapë nuk varemi nga rezultatet e tjera, ne varemi vetëm nga rezultatet tona. Kështu që nuk është një ndeshje vendimtare”, ka thënë Mourinho.
“Por, unë dua që ne të luajmë qysh nga minuta e parë si të ishte mundësia jonë e fundit për t’u kualifikuar. Unë dua ta harrojmë që kemi edhe një mundësi tjetër, që kemi edhe një ndeshje tjetër për ta luajtur dhe dua që të luajmë sikur të ishin në fazën eliminuese”.
“Le ta harrojmë ndeshjen kundër Valencias, le ta harrojnë se ne varemi nga ndeshja mes Juventusit dhe Valencias për ta ditur nesër nëse jemi te kualifikuar apo jo”.

Të tjera
-
BIK: Namazi i xhumasë është obligim edhe nëse Bajrami bie në të njëjtën ditë
Bashkësia Islame e Kosovës ka dalë me sqarim rreth namazit të xhumasë, ku ka ...
-
“Kemi filluar t’i ndiejmë pasojat”, bizneset me alarm të ri: Qeveria dhe ZRRE të reflektojnë – protestë të mërkurën në shesh
Bizneset do të protestojnë më 11 qershor nga ora 11:00 deri në 12:00 për shka...
-
AUV ndalon importin e deleve e dhive nga Qarku i Shkodrës dhe Kukësit
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka vendosur ndalim të menjëhershëm...
-
Hamiti: Kurti nuk e donte pavarësinë e Kosovës, tash e ka kap dhe nuk po e lëshon pushtetin
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, k...
-
Hoti kërkon zgjedhje të reja: Partitë të ulen sa më parë dhe ta caktojnë datën
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se partitë politike duhet të ul...
-
Bloomberg: Trump u ka kërkuar shteteve të Ballkanit t’i pranojnë migrantët e dëbuar
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po ushtron...
-
Kapen mbi 130 tonë pleh kimik nga Rusia, u tentua të futej në Kosovë si produkt me origjinë nga Serbia
Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast tentative për mashtrim me origjinën...
-
Kosova me Atashe të Mbrojtjes në Çeki
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Republika...
-
Kufizime ekstreme në takimet me avokatë, krerët e UÇK-së dërgojnë ankesë në Gjykatën Speciale
Një tjetër ankesë e kanë dërguar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ...
-
Seanca gjyqësore për Banjskën mbahet më 9 qershor
Seanca e shqyrtimit ndaj tre të akuzuarve për rastin e Banjskës B.S., V.T. dh...
-
Vendimet e sotme të qeverisë në detyrë, Haziri: Dihet motivi, era fushatë
Lutfi Haziri i LDK-së, duke komentuar vendimet e sotme të qeverisë në detyrë ...
-
Gazetarët ia lënë fjalën në gjysmë Hajrulla Çekut për të marrë një prononcim nga Kurti, ministri: S’më respektuat
Para nisjes së seancës konstitutive, para gazetarëve u deklarua ministri në d...