Sport

Mourinho nuk e përtyp disfatën, ia faturon humbjen arbitrit anglez Taylor

Autori: Gazeta inFokus 08:07 | 01 June 2023

Jose Mourinho nuk arrin ta përmbajë zemërimin pas humbjes së finales dhe është arbitri anglez Taylor ndaj të cilit ai shfryn duke e cilësuar njeriu që vendosi ndeshjen pas disa episodeve të dyshimta që ai i menaxhoi në mënyrën më të keqe të mundshme sipas luzitanit.

“Arbitri dukej spanjoll, ne kemi dhënë gjithçka. Shumë të verdhë, por Lamela duhej të merrte të verdhin e dytë dhe nuk e mori, ndërsa më pas shënoi një nga penalltitë. Shpresoj që sezonin e ardhshëm të mos drejtojë më ndeshje në Europa League por të drejtojë në Champions sepse kështu do të na bënte sërish dëme.

E ardhmja? Të hënën jam me pushime, nëse do të kemi kohë të flasim para të hënës, do të vendosim, përndryshe do ta bëjmë më vonë. Unë duhet të luftoj për këta djem, nuk mund të them në mënyrë objektive se do të qëndroj”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera