Sport

Mourinho, nostalgjik: Interi im, i pathyeshëm!

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 18 January 2019

Trajneri portugez Jose Mourinho ritheksoi edhe njëherë afeksionin për skuadrën e Interit dhe tifozët zikaltër, disa vite pas largimit të tij nga pankina e formacionit milanez.

Tashmë një komentator në Kupën e Azisë dhe në Premier League, në pritje të një oferte të kalibrit të tij, tekniku luzitan rezervoi fjalë dashamirëse edhe për të kaluarën.

“Skuadra më e mirë që kam drejtuar deri më sot është padyshim Interi. Kemi fituar gjithçka dhe e kemi bërë këtë në dëm të skuadrës që ishte më e forta e asaj epoke, pasi mundëm Barcelonën dhe ishim të pathyeshëm”, tha Mourinho.

-Advertisement-

Pankina e tij e fundit ishte ajo e Manchester United, një aventurë e cila u mbyll me shkarkim dhe jo në mënyrën që priste. Por, portugezi është larg lamtumirës nga futbolli.

“Dua të vazhdoj të trajnoj, pasi jam shumë i ri për të dalë në pension. Do të mbush 56 vjeç pas disa javësh, edhe pse në futboll jam prej kohësh. Vendi i dytë në Premier League, sezonin e kaluar me Manchester United, është një nga rezultatet më të mira në karrierë. Ndokush mund të mendojë që jam i çmendur, pasi kam fituar 25 tituj, por njerëzit nuk e dinë çfarë ndodh pas kuintave”, tha Mourinho.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera