Sport

Mourinho ka filluar të mësojë gjermanisht, në verë mund të marrë drejtimin e Bayernit

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 20 March 2024

Jose Mourinho te Bayerni është një opsion konkret, kjo pasi edhe drejtori sportiv i klubit gjerman e ka lënë të hapur këtë pistë. Në fund të këtij sezoni, Thomas Tuchel do të largohet nga Bayerni.

Ky fakt ka bërë që këtë periudhë të lakohen shumë emra, një prej tyre ka qenë edhe Jurgen Klopp, por Max Eberl, drejtori i Bayern e ka përjashtuar si opsion: “Ne respektojmë zgjedhjen e tij, dëshiron të pushojë”.

Ndërkohë, i pyetur për Mourinho, Eberl la gjithçka të hapur: “Sigurisht, ne po ndjekim të gjithë profilet që janë të disponueshëm. Janë mbi katër trajner që ne po ndjekim. Mourinho po mëson gjermanisht? Këtë nuk e di”, u shpreh drejtori i Bayernit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera