Sport

Mourinho hedh një shigjetë nga Guardiola dhe Wenger

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 06 December 2017

José Mourinho bëri një shaka para derbi të qytetit, këtë të dielë që vjen. Trajneri portugez njoftoi listën e lojtarëve të tij në dyshim, me një pyetje: 

“A doni të vërtetën?” Kështu i pyeti gazetarët, duke vazhduar me situatën e lojtarëve: “Carrick nuk do të jetë në gjendje për të luajtur, as Bailly. Jones dhe Fellaini kanë disa opsione, Ibrahimoviç do të jetë pothuajse i sigurt dhe Matic është i lënduar, por do të luajë”. Kur ishte gati të largohej nga dhoma e shtypit, Mourinho tha një fjali të fundit: “Po them të vërtetën, asnjë histori rreth Lacazette apo Silva, kjo është e vërteta”. Këtu ishte duke iu referuar deklaratave të Wenger disa ditë më parë, kur hoqi dorë nga sulmuesi francez, dhe pastaj lojtari e filloi si titullar, dhe atyre të Guardiolës, në të cilat vihet në dyshim prania e Silva për përplasjen e “Old Trafford”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera