Sport

Mourinho flet pas turpërimit të Romës nga Bodo/Glimt

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 22 October 2021

Trajneri portugez Jose Mourinho ka thënë që është përgjegjës për turpërimin e Romas me rezultat të thellë 6:1 nga Bodo/Glimt, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Po ashtu, kjo ishte ndeshja e parë në 1,008 ndeshje si trajner, që një skuadër e Mourinhos ka pranuar gjashtë gola brenda një ndeshjeje, përcjell KosovaPress.

Mourinho ka thënë që kishte pritur më shumë nga lojtarët e tij, dhe shtoi që tani ata e dinë pse ai zakonisht ka të njëjtin grup të lojtarëve për ndeshje, pasi që nuk ka dëshirë që të bëjë rotacione në skuadër.

-Advertisement-

“Unë vendosa që të luaj me këtë ekip. Përgjegjësia është e imja. Sigurisht e kam bërë këtë gjë për dy qëllime të mira. I pari është që t’iu jap mundësi lojtarëve që punojnë shumë por nuk luajnë shumë. Kurse qëllimi i dytë ishte që t’i jap pushim lojtarëve të cilët kanë luajtur vazhdimisht”, tha Mourinho.

“Pastaj, ne pësuam nga një skuadër e cila ka kualitet më të mirë se ne. Është e thjeshtë. Skuadra kryesore e Bodo është më e mirë se skuadra e jonë që e filloi këtë ndeshje. E dija se si është gjendja e disa lojtarëve tonë, nuk ishte diçka e re, por sinqerisht prisja një ndeshje tjetër. Por sikurse vendimi ishte i imi, ashtu është edhe përgjegjësia”, shtoi trajneri portugez.

Humbja ndaj Bodo/Glimt ishte më e thella në karrierën e tij si trajner, ku pas kësaj humbje në Grupin C të Ligës së Konferencës, skuadra e Jose Mourinhos AS Roma zë vendin e dytë me gjashtë pikë, një më pak se skuadra norvegjeze Bodo/Glimt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera