Sport

Mourinho dëshiron eliminimin e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 27 June 2018

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka thënë se lojtari i ekipit serb Nemanja Matic është i nevojshëm për skuadrën e tij  dhe për këtë arsye do të dëshironte që skuadra e Serbisë të eleminohet nga Kupa e Botës, shkruan GazetaFokus.

LEXO EDHE: Shqiponja dykrerëshe zbret edhe në birrën zvicerane

“Me të unë kam një marrëdhënie fantastike, por Nemanja është i nevojshëm për Man Utd. Ai është një nga ata lojtarë që kanë nevojë për një pushim. Ai ka nevojë për të shkuar në shtëpi, Serbia duhet të humb këtë përballje,” , ka thënë Murinho.

-Advertisement-

“Nëse ne flasim seriozisht, mendoj se Serbia do të ketë paraqitje të mirë kundër Brazilit, Serbia është një ekip i fortë, fizikisht dhe taktikisht. Në anën tjetër Brazili është gjithmonë Brazil me lojtarë të shkëlqyer. Mendoj se do të jetë një ndeshje e pabesueshme dhe emocionale. Mendoj se Serbia mund të krijojë një problem për brazilianët, “, ka deklaruar Mourinho.

Ndeshja mes Serbisë dhe Brazilit luhet sonte në ora 20:00 në Moskë. /GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera