Mourinho: 18 muaj pa trofe, dua një klub si Interi i Tripletës
Autori: Gazeta inFokus 07:28 | 27 February 2019
Pas disa muajsh pushim, Jose Mourinho ka dhënë një intervistë për median angleze “Daily Telegraph”, ku ka zbuluar edhe planet e ambiciet e tij për të ardhmen.
Portugezi tregoi se kishte refuzuar një ofertë shumë të majme ekonomikisht këto kohë, pasi pretendonte, për faktin e thjeshtë se klubi nuk kishte një projekt ambicioz për të fituar.
“Këto kohë kam pasur një ofertë shumë mirë, që shumë do të thoshin se duhet të kem turp që e refuzova. Bëhej fjalë për shumë para, por ishte një skuadër që nuk luan në liga të mëdha dhe për objektiva të rëndësishëm”, tregoi Mourinho.
Portugezi duket se ndjen nostalgji për Interin, skuadër me të cilën fitoi gjithçka në sezonin 2009-2010, ndërsa tregon se kërkon pikërisht një ambient të atillë, për të vijuar karrierën duke nisur nga vera e ardhshme.
“U bënë 18 muaj që nuk fitoj trofe dhe kjo është diçka që nuk më kishte ndodhur ndonjëherë. Po përgatitem të rikthehem menjëherë këtë verë, ndonëse po shqyrtoj me shumë kujdes ofertat. Dua një klub ku të punoj me kënaqësi dhe ku e gjithë organika e skuadrës, të jenë të gjithë në shërbim të të mirës së përbashkët. Tamam si kur isha te Interi, ku bashkë me të gjithë drejtuesit, mirëkuptoheshim dhe zgjidhnim më të mirën për të arritur te suksesi”, deklaroi portugezi.
Së fundi është folur shpesh për një interes pikërisht të zikaltërve, për t’i besuar pankinën Jose Mourinhos, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. Ky lajm nuk është përgënjeshtruar asnjëherë nga drejtues të klubit zikaltër, ndaj kjo deklaratë e Mourinhos, ndez shpresat e fansave të Interit, për të parë edhe njëherë portugezin në stol.
Të tjera
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...