Sport

MotoGP, Marquez rrëzon Rossin. Spanjolli kërkon falje, italiani e përzë nga bokset (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 09 April 2018

Momente tensioni u përjetuan në përfundim të Çmimit të Madh të Argjentinës në MotoGP, në bokset e Yamaha-s.

Marc Marquez shkoi aty për të sqaruar aksidentin me Valentino Rossin, të cilin e rrëzoi pas një parakalimi të rrezikshëm kur duheshin edhe 3 xhiro nga përfundimi i garës. I shoqëruar nga babai i tij dhe menaxheri, Marquez u refuzua nga stafi i veteranit italian, me Alessio Saluccin që i tha: “Mos guxo të vish këtu!”

Marquez u detyrua të largohej pa u takuar me kundërshtarin e tij.

-Advertisement-

Më vonë, përpara mediave, Rossi lëshoi akuza të forta ndaj kampionit spanjoll: “Marquez bën çfarë të dojë në pistë. Sinqerisht, nuk duhet të më afrohet fare dhe as të më shikojë në sy. Është i rrezikshëm dhe unë kam frikë të qëndroj në pistë me të. Nuk është sport kontakti gara me motora. Ai më goditi mes këmbës dhe motorit, duke më rrëzuar. Po e shkatërron sportin tonë”.

Por, Marquez e mendon ndryshe. Ai iu përgjigj kështu akuzave të italianit: “Doja të parakaloja dhe nuk kisha qëllim që ta rrëzoja. Kërkova falje. Nuk bëra çmenduri, isha në pjesën e brendshme të kthesës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera