Lajme

Moti, sot temperaturat deri në 33 gradë celsius

Autori: Gazeta inFokus 07:10 | 21 August 2019

Mot kryesisht i qetë dhe me diell do ta shoqërojë vendin gjatë ditës së sotme.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, në vlerat e rrezikut, prandaj kushtet biometeorologjike, nuk do të jenë të mira, sidomos për një shtresë të popullatës që kanë probleme me sëmundje kronike.

-Advertisement-

Në bazë të parashikimeve afatgjata sinoptike, në fushat termike nuk parashihet të kemi luhatje të mëdha, të paktën deri në fund të muajit edhe pse, gjatë vikendit parashihet një ndryshim i përkohshëm i motit, duke sjell vranësira të çrregullta dhe kushte për reshje shiu.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera