Lajme

Moti sot, temperaturat deri në 30 gradë celsius

Autori: Gazeta inFokus 07:49 | 17 September 2019

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira.

Temperaturat minimale do të ulën dukshëm krahasuar me javën e fundit, duke bërë që minimalet të bien deri në 7 gradë Celsius, e gjatë fundjavës deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 16-30 gradë Celsius, përcjell lajmi.net.

Dita e martë parashihet të shënoj maksimalet e ditës deri 30 gradë Celsius, ndërsa dita e enjte, parashihet të jetë më e freskëta me vetëm 16 gradë Celsius.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera