Lajme

Moti sot, temperaturat deri në 29 gradë

Autori: Gazeta inFokus 07:22 | 15 September 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht përgjatë relievit malor.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin 6-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë në vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet që nga ora 10:00-17:00 të kufizohemi nga rrezet direkt të diellit, sidomos shtresa e popullatës me probleme kronike.

-Advertisement-

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera