Lajme

Moti sot në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:30 | 03 December 2019

Një front i ftohtë që po sjell masa të ftohta polare nga veriu i kontinentit pritet të kalojë sot mbi vendin tonë.

Dita e sotme zbardhi me reshje të përziera shiu dhe bore, që me rënien e temperaturave do të shndërrohen në reshje bore, ku kohë pas kohe pritet të vazhdojnë deri në orët e pasdites.

Deri nga mbrëmja reshjet pritet të pushojnë. Reshjet e borës pritet të krijojnë shtresë bore edhe në vise të ulëta, derisa në vise malore do të ketë rritje të shtresës së borës, që është formuar nga reshjet e ditëve të fundit.

-Advertisement-

Nga dita e mërkurë mbi rajon do të shtrihen zona anticiklonike, që do të favorizojnë mot më stabil, me intervale më të gjata me diell por të ftohtë, e me ngrica në orët e mëngjesit.

Ditën e sotme, cilësia e ajrit pritet të përmirësohet ku vlerat do të sillen përreth vlerave mesatare, mirëpo me shtrirjen e anticiklonit mbi rajon nga dita e mërkurë, nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, ndaj vlerat e cilësisë së ajrit do të kalojnë në vlera të pashëndetshme.

Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-12m/s. Indeksi UV: 1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera