Lajme

Moti sot në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:22 | 31 October 2019

Fushat me presion të lartë të cilat kanë përfshirë Gadishullin e Ballkanit do të vazhdojnë të mbesin të qëndrueshme edhe për ditët vijuese.

Në këtë situatë meteorologjike, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë celsius.

-Advertisement-

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për disa kategori të njerëzve të cilët kanë probleme reumatike, rrugë të frymëmarrjes dhe sëmundje të ndryshme kronike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera