Lajme

Moti sot në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:21 | 25 October 2019

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se situatë e ngjashme meteorologjike si e ditëve që lamë pas, do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë ditëve vijuese.

Sipas njoftimit, kjo situatë stabile vjen si pasojë e masave anticiklonike të cilat mbeten të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit, ku për pasojë do të kushtëzojnë mot me diell.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, drejtimesh të ndryshme”, thuhet tutje në njoftim.

-Advertisement-

Sipas Institutit Hidrometeorologjik kjo gjendje stabile e motit do të vazhdoj edhe 7 ditë, ku më pas pritet ç’rregullim i motit, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera