Lajme

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat maksimale deri në 20 gradë

Autori: Gazeta inFokus 07:17 | 19 September 2022

Java që presim do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit relativisht të ftohta me origjinë nga veriu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot parasheh temperatura më të larta, kurse ditët në vijim do të kenë temperatura më të ulëta.

Minimalet sot do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu me shpejtësi 1-4 m/s.

-Advertisement-

“Të kujtojmë se në këtë javë, konkretisht me datën 23 shtator në orën 02:04 minuta hyjmë në stinën e vjeshtës astronomike dhe dita me natën do të jenë të barabarta, pra, do të ndodh ekuinoksi vjeshtor dhe pastaj ditët vazhdojnë të shkurtohen për 1 minutë dhe netët të zgjaten për 1 minutë”, njofton IHMK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera