Lajme

Moti për nesër dhe në fundjavë

Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 07 September 2017

Mot i ngrohtë, me vranësira dhe diell, në fundjavë mundësi për shi.

Në ditët e ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikim të dobët të fushave me presion të lartë mbi detin e Zi, ndërsa mbi Itali një turbullirë e ardhur nga Atlantiku, do të shtojë vranësirat, e në fundjavë do të sjellë mundësi edhe për reshje lokale shiu.

Të enjten dhe të premten do të mbajë mot i ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell. Të premten pasdite rreth zonave malore, priten mundësi për riga lokale shiu.

Ditën e shtunë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje lokale shiu, vende-vende të shoqëruara edhe me bubullimë, ndërsa ditën e diel mot pjesërisht i vranët, sipas Prishtina Weather.

-Advertisement-

Në fillim të javës së ardhshme një vorbull ciklonike nga Atlantiku, do të depërtojë edhe mbi rajonin tonë duke krijuar kushte për reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave normale për këtë periudhë, me minimale nga 10C deri në 13C, e maksimale nga 25C deri në 28C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu jugor 1-7m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të zbresë nën vlera normale.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera