Moti në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 06:51 | 05 July 2021
Dita e hënë fillon me mot me diell dhe relativisht e freskët, gjatë ditës parashihet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende do të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Nga dita e marte e tutje, vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit të cilat zakonisht origjinën e kanë nga Afrike Veriore. Në fushat termike parashihet sërish të kemi rritje, ku maksimalet parashihen të arrijnë deri në 35-36 gradë Celsius, ditën e enjte. Përpos ditës së hënë ku parashihen riga shiu ditët tjera do të jenë kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Në fundjavë sërish parashihen vranësira të dendura gjë që do të ndikojnë në prishjen e kushteve meteorologjike, Gjatë kësaj periudhe të parashikimit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-35 gradë Celsius. Indeksi UV përveç ditës së hënë ku do t’i ketë vlerat mesatare, ditëve tjera do të ketë vlera të rrezikut dhe kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17 mundësisht të jetë sa më i kufizuar, sidomos për njerëzit në moshë dhe ata që kanë sëmundje kronike.
Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit të disa elementeve meteorologjike me theks të veçantë të erës dhe presionit atmosferik, ndërsa kushtet agrometeorologjike do të jenë edhe më të mira, meqë dihet se muaji korrik është muaji i korrje shirjeve. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalist e fortë.
Të tjera
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...