Lajme

Moti javën e ardhshme, bien temperaturat

Autori: Gazeta inFokus 07:08 | 12 November 2018

Vendi ynë gjatë pesë ditëve të ardhshme do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte fillimi i javës do të mbetet me vlera pothuaj të ngjashme me ato të ditëve të fundit, ndërsa nga e mërkura e tutje pritet rënie e temperaturave, sidomos të atyre maksimaleve.

Nëpër ultësira do të ketë mjegull. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 9-16 gradë Celsius. Në viset malore nga dita e mërkurë temperaturat do të jenë dukshëm më të ulëta në dy vlerat ekstreme, minimalet nga -4-0, ndërsa maksimalet nga 2-5 gradë Celsius.

-Advertisement-

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe më pas nga e mërkura nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera