“Mosmarrëveshja” LDK-VV| Nga marsi Kosova nuk ka para
Autori: Gazeta inFokus
09:39 | 12 January 2020
Kanë kaluar tre muaj nga zgjedhjet, por nuk ka qeveri.
Kjo pasi LDK e Vetëvendosje asesi nuk po munden që të gjejnë një marrëveshje që të qeverisin bashkë, shkruan gazeta inFokus.
Por, kjo gjendje do të shkaktoj shumë dëme për shtetin e Kosovës.
Lulzim Rafuna, këshilltar në Minsitrinë e Financave, po thotë që në rast se nuk formohet qeveria e re, më 1 mars nuk do të realizohet asnjë pagesë, përfshirë edhe pagat e punonjësve shtetërorë, shkruan gazeta inFokus.
“Sa i përket të formimit të Qeverisë sa më shpejtë që të ketë qeveri është më mirë për vendin dhe për institucionet e vendit, ndërsa nuk ka ndonjë afat ligjorë se kur duhet të ketë qeveri. Sa i përket buxhetit të Republikës së Kosovës në ligjin për menaxhimin e financave publike nuk ka ndonjë afat ligjor se kur duhet të aprovohet buxheti në qeveri. Me përjashtim të rastit kur ligji për menaxhimin të financave publike e parasheh se në situatat kur e ke një Kuvend të Republikës së Kosovës deri më 31 tetor duhet të aprovohet buxheti, duhet të shkojë në Kuvend të Republikës së Kosovës. Mirëpo në rastin konkret ne kemi një situatë më ndryshe për arsye se më 31 tetor ne nuk kemi pasur kuvend për shkak të procesit të zgjedhjeve”, thotë ai.
Rafuna gjithashtu thotë që Ministria e Financave ka përgatitur buxhetin ashti sikur që është i obliguar me ligj e është i gatshëm për procedim në Qeveri e Kuvend, shkruan gazeta inFokus.
“Ministria e Financave kësaj i ka ndërmarrë të gjitha hapa dhe ka përgatitur buxhetin siç ka qenë e obliguar me ligjin për menaxhimin e financave publike dhe një draft është final në Ministri të Financave i cili është i gatshëm që në rrethanat të cilat ndodhemi sot për arsye se buxheti është përgatitur në rrethana dhe në kohën që jemi tani dhe është i gatshëm që të përcillet tutje për në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ligji për Menaxhimin e Financave Publike nuk njeh ndonjë term me përjashtim të termit qeveri, nuk njeh qeveri në dorëheqje, qeveri në detyrë, opinioni i Gjykatës Kushtetuese ose opinioni ta quajmë më mirë, Gjykatës Kushtetuese nuk ia konteston qeverisë e cila është sot në detyrë që të merr vendime”, thotë ai.
E sipas tij, buxheti i vitit 2019 mund të shfrytëzohet veç për dy muajt e parë të vitit të ri, andaj për muajin mars duhet një vendim i Kuvendit.
“Janë dy situata Ligji i Menaxhimit të Financave Publike parasheh se në qoftë se e ka pasur zgjedhje 4 muaj sesa që fillon viti fiskal atëherë muaji i parë dhe i dytë janar dhe shkurt do të implementohet buxheti i vitit 2019 dhe shkon ndarja 1/12 e tutje, në rast se Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ndërmerr veprime për ta sjellë një vendim që edhe gjatë muajit mars të implementohet buxheti i vitit 2019 kjo nënkupton që më 29 shkurt m,ë 1 mars asnjë pagesë tjetër nuk mund të bëhet me përjashtim të borxhit publik ndërkombëtar”, thotë ai.
“Janë dy situata Ligji i Menaxhimit të Financave Publike parasheh se në qoftë se e ka pasur zgjedhje 4 muaj sesa që fillon viti fiskal atëherë muaji i parë dhe i dytë janar dhe shkurt do të implementohet buxheti i vitit 2019 dhe shkon ndarja 1/12 e tutje, në rast se Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ndërmerr veprime për ta sjellë një vendim që edhe gjatë muajit mars të implementohet buxheti i vitit 2019 kjo nënkupton që më 29 shkurt m,ë 1 mars asnjë pagesë tjetër nuk mund të bëhet me përjashtim të borxhit publik ndërkombëtar”, thotë ai.
“Në rast se Kuvendi i Republikës së Kosovës e sjell një vendim që e mbulon në implementimin e buxhetit të vitit 2019 atëherë nënkupton që më një prill asnjë pagesë nuk mund të bëhet me përjashtim të bëhet me përjashtim të borxhit publik ndërkombëtar. I kemi dy situata. Situata parë kur nuk sjell vendim atëherë çdo gjë ndërpritet me 1 mars dhe situatën e dytë e kemi në rast se kuvendi sjell vendim për muajin mars gjithçka ndërpritet në datën 1 prill dhe çdo pagesë brenda nuk mund të bëhet me përjashtim të borxhit publik ndërkombëtar”, thotë ai./Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Aleanca: Raporti i Progresit vulosi dështimin gjashtëvjeçar të qeverisë
Aleanca ka reaguar pas publikimit të Raportit të Progresit të Komisionit Evro...
-
Zv.Presidenti amerikan e “gjen” fajtorin për humbjen e Republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë se arsyeja kryesore e humbjes...
-
Presidentja Shiroka Pula pranon Raportin e Progresit, zotohet për reforma drejt BE-së
Presidentja Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Bashkimit Evro...
-
Doli nga shtëpia më 1 nëntor, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 13-vjeçarit deçanas
Policia Rajonale e Ferizajt, përmes hetuesve rajonalë të Sektorit Rajonal të ...
-
“Ata njerëz kanë me u përgjigj”, prot*esta për Arlinda Zekajn hyn në ditën e tetë
Protesta për drejtësi për Arlinda Zekajn, e organizuar nga Kolektivi për Mend...
-
Hargreaves takohet me Konjufcën, diskutojnë edhe për Strategjinë Shtetërore për Specialen
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
“Ditët e Nëntorit” rikthehet në Gjakovë: katër netë me muzikë e traditë nga Gjakova, Berati, Ulqini dhe Korça
Gjakova do të mirëpresë edicionin e tretë të festivalit “Ditët e Nëntorit”, i...
-
Zv.Presidenti amerikan e “gjen” fajtorin për humbjen e Republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë se arsyeja kryesore e humbjes...
-
Tre policë lëndohen gjatë ndërhyrjes pas incidentit mes tifozëve në Gjilan
Tre zyrtarë policorë janë lënduar të mërkurën në Gjilan, pas ndërhyrjes për t...
-
Edhe Kurti pret në takim gjeneralin Osborn: U pajtuam për rolin e Kosovës në stabilitetin e Ballkanit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Agjutantin e Përgjith...
-
Shiroka-Pula dekoron gjeneralin amerikan Osborn me Medaljen Presidenciale Ushtarake
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, dekoroi gjeneralin Steven Osborn...
-
IKD: Raporti i KE-së evidenton mungesë progresi në sundimin e ligjit dhe dështim të reformave
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se Raporti i Komisionit E...































