Shëndetësi

Mosha e pubertetit të djemve varet nga nëna

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 17 October 2018

Bazuar në një studim të publikuar nga “Human Reproducion”, puberteti i djemve varet nga nënat.

Në studim u shqyrtuan gati 16 mijë gra dhe fëmijë në Danimarkë.

Mosha në të cilën djemtë hyjnë në pubertet lidhet me moshën kur nënave u kanë filluar periodat.

-Advertisement-

Në rast se nënave u kanë ardhur periodat më herët se moshataret, atëherë edhe tek djemtë e tyre shenjat e pubertetit – si akne, qimet, trashja e zërit etj – do të shfaqen më herët.

Ekspertët sugjerojnë që nëse mjekët ndeshen me raste të pubertetit të vonuar, atëherë ata duhet të shqyrtojnë historinë e periodave të nënës ndër të tjera.

Lidhja mes moshës së pubertetit të nënës dhe djalit është marrë gjithnjë si e mirëqenë, por tani studimi e konfirmon.

Burimi: BBC

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera