Lajme

“Mos u mashtroni”, ambasadori i Kosovës në Britani sulmon BE-në për Raportin e Helsinkit

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 02 July 2023

Në një kritikë të ashpër, ambasadori i Kosovës në Britani, Ilir Kapiti, përmes një cicërime në Twitter, sulmoi Bashkimin Evropian, duke e akuzuar atë për mbylljen e syve ndaj realitetit të zymtë të ekspozuara në Raportin e Komitetit të Helsinkit të botuar së fundmi për 2022/2023.

Kapiti bëri thirrje për t’u mos u mashtruar nga Komisioni i BE-së dhe njerëzit e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“Fytyra e vërtetë e Serbisë e zbuluar në Raportin e Komitetit të Helsinkit 2022/2023 – ‘SHOQËRIA E KAPUR’. Mos u mashtroni nga Komisioni i BE-së dhe diplomatët e Vuçiqit, lexoni këtë analizë sy-hapëse që zbulon realitetin e ashpër që ata zgjedhin të injorojnë!” – shkroi ai në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera