Mos u dorëzoni, biletat për ndeshjen Kosovë – Angli do të dalin sërish në shitje
Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 13 November 2019
Faqja zyrtare për shitjen e biletave për ndeshjet e Kosovës, tiks.app, ka njoftuar se biletat për ndeshjen Kosovë – Angli do të dalin sërish në shitje.
Kosova do ta presë Anglinë më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit A për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020, raporton Gazeta Express.
Se çfarë rëndësie do të ketë kjo ndeshje varet nga përballja e Kosovës në Çeki, pasi që nëse “Dardanët” pësojnë humbje në këtë ndeshje, ata e kanë të pamundur kualifikimin në EURO 2020.
Megjithatë, edhe nëse Kosova s’do të mundë të kualifikohet në EURO 2020, interesimi i qytetarëve për ta përcjellë përballjen në “Fadil Vokrri” ka qenë i madh dhe faqja tiks.app ku bëhet shitja e biletave ra nga sistemi dhe ua pamundësoi shumë tifozëve të blejnë bileta.
Për shkak të kësaj, faqja tiks.app ka njoftuar se biletat e mbetura do të dalin sërish në shitje në një orë të caktuar.
“Sot gjatë ditës, pas konsultimeve qe do te kemi me FFK dhe Policinë, do të vendoset për kohen (orën) e lëshimit të biletave të mbetura në sistemin online, për te cilën do të njoftoheni në vazhdim përmes faqes tonë ne facebook dhe Instagram”, shkruhet në njoftimin e tiks.app.
“Ju lutemi për mirëkuptim dhe ju sigurojmë se nuk ka asnjë prapavijë apo keqpërdorim nga ana jonë lidhur me gjithë këtë situatë, mirëpo duke e pasur parasysh numrin e limituar te ulëseve ne Stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kërkesën e cila është se paku njëzetfishti i kapaciteteve te ofruara, afër 95% te klientëve nuk arrijnë te sigurojnë bileta”.
Po e njëjta faqe ka njoftuar përmes kësaj deklarate se dje kishte qenë cak i disa sulmeve të koordinuara kibernetike dhe i ka mohuar pretendimet se ajo është duke manipuluar me sistemin.
Deklarata e plotë e Tiks.app:
Tiks.APP ka qene cak i disa sulmeve te koordinuara kibernetike, me qellim te pengesës se shitjes se biletave online, për te cilën tashmë janë ftuar organet kompetente për hetim.
Stafi jone ka punuar pa ndërprere ne 24h e fundit për te evituar këto sulme te cilat janë te koordinuara dhe i shërbejnë vetëm një grupi te ngushtë te personave keqdashës.
Disa Persona dhe Media kanë shfrytëzuar këtë situate dhe kanë publikuar materiale nxitëse qe kanë ndikuar edhe me tej ne tensionimin e situatës se krijuar.
Për publikun duhet te sqarohet se përmes “ping” nuk mund te vërtetohet disponueshmeria e sistemit apo shërbimit, sepse ato adresa janë zakonisht pajisje tjera si “router” apo “firewall” dhe janë vetëm një pjese e vogël infrastrukturës së sistemit në tërësi – këtë gjë e konfirmojnë shumë lehtë ekspertet e lëmisë.
JU INKURAJOJME qe biletat te cilat i gjeni ne tregun e zi, neper faqe te ndryshme ne internet apo ne rruge, te i raportoni menjëherë ne Polici, sepse stërshitja e biletave pa autorizim paraprak nga Organizatori mund te konsiderohet si vepër penale.
Akuzat dhe kritikat te cilat janë drejtuar kundër Tiks.APP janë te pranueshme dhe ndjejmë keqardhje te sinqerte për shqetësimet e mundshme qe mund te ju kemi sjellur – dhe me shumë sinqeritet, me te gjitha kapacitetet tona jemi munduar qe ta tejkalojmë këtë situate.
Gjithashtu, kërcënimet e adresuara te ne janë shumë serioze dhe të patolerueshme, sepse ne jemi vetëm një Kompani e cila mundohet te kryej shërbimin sipas një kontrate te caktuar.
Të tjera
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...