“Mos ia jep shpejtë, a po të djeg”, gazetarët e ngacmojnë Kurtin gjatë vaksinimit
Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 29 March 2021
Kryeministri Albin Kurti, është vaksinuar i pari në vend me vaksinën Anti-COVID të AstraZenecas.
Në prani të ekipit mjekësor dhe mediave, Kurti ka marrë vaksinën në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
E nga gazetarët, ai është ngacmuar gjatë procesit të marrjes së vaksinës.
“Mos ia jep shpejtë, kadale”, “A po të djeg“, janë disa prej tyre që u dëgjuan. Mirëpo Kurti i mori që gjitha me sportivitet, teksa edhe qeshi.
Pas marrjes së vaksinës Anti-COVID, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar për media se me shembullin e tij ka dashur t’i inkurajojë edhe qytetarët tjerë që të vaksinohen dhe të heqin dilemat për vaksinat, raporton Gazeta Express.
Kurti është shprehur se nuk ka dashur ta shfrytëzojë privilegjin si kryeministër për tu vaksinuar i pari, por për t’i inkurajuar të tjerët.
“Si kryeministër nuk jam këtu që ta shfrytëzojë privilegjin që të vaksinohem por të inkurajojë të gjithë qytetarët të vaksinohen meqenëse mbrëmë ka ardhur kontingjenti i parë i vaksinave, do të kemi edhe vaksina tjera dhe do të përpiqemi maksimalisht që sa më shpejtë dhe sa më shumë qytetarë të vaksinojmë. Me shembullin tim dua t’i inkurajojë të gjithë qytetarët të vaksinohen dhe të heqin dilemat. Vaksinimi është i nevojshëm, po përballemi me një pandemi të vështirë dhe zgjidhja përfundimtare është vaksinimi i popullsisë ”, ka deklaruar ai.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...