Lajme

Mori ryshfet 1,200 euro nga një çift për pajisje me diplomë të shkollës së mesme, arrestohet sekretari i shkollës në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 11 May 2023

Sekretari i shkollës së mesme teknike në Ferizaj, është arrestuar sot, pasi i njëjti dyshohet se ia ka marrë viktimës 1,200 euro për ta pajisur me diplomë të shkollës së mesme.

Në njoftimin e Policisë thuhet se “Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Ferizajt, pas zhvillimit të hetimeve për një kohë, ka arritur të sigurojë dëshmi relevante se i dyshuarit, me pozitë sekretar i një shkolle të mesme teknike, gjatë ushtrimit të detyrës në vazhdimësi, nga muaji dhjetor 2022 deri në muajin mars 2023 kishte pranuar/marr ryshfet nga viktima (femër) dhe bashkëshorti i saj 1,200 euro, duke i premtuar se do ta pajisë me diplomë të shkollës së mesme, pasi shkolla në fjalë ofronte këtë mundësi me programin e quajtur ‘Mësimi i Përshpejtuar’”.

“Sot me datë 11.05.2023, është arritur të sigurohet prezenca e personit të dyshuar për tu intervistuar. Pas intervistës dhe analizës së gjitha dëshmive është ardhur në përfundim se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari ka kryer veprat penale ‘Marrja e Ryshfetit’  dhe  ‘Mashtrimi’ sipas kodit penal të RKS-së”, thuhet më njoftim.

-Advertisement-

Sipas Policisë, të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorin kompetent, ku i dyshuarit pas intervistës në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera