Sport

Montella drejt shkarkimit? Gaboheni, ja çfarë ka ndodhur tani!

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 27 September 2017

Trajneri i AC Milanit, Vincenzo Montella nuk është i shqetësuar aspak për të ardhmën e tij.

Ai në një konferencë për media këtë pasdite, para ndeshjes së nesërme në Evropa Ligë kundër Rijekas, ka deklaruar se ndihet rehat në pozitën e tij dhe nuk është aspak i shqetësuar rreth raporteve për pozitën e tij.

“Dua ta theksoj që nuk ishte faji im. Këtu kanë qenë disa mosmarrëveshje në disa pika me të cilat nuk jam ndier rehat. Stafi im është familja ime dhe ai është një vëlla. I uroj atij më të mirat dhe ai e di se e dua”, ka thënë Montella kur është pyetur rreth shkarkimit të trajnerit të fitnesit.

-Advertisement-

“E falënderojë Mirabellin dhe Fassonen që më kanë lënë të lirë në zgjedhjet e mia. Ndihem pjesë e një kompanie të fortë që më jep autonomi. Jam i lumtur me stërvitjet në Milan. I kuptoj vështirësitë, por e gjitha që mund të bëjë është të jap më të mirën nga vetja. Ka qenë e vështirë”, shtoi Montella. /ORAinfo/ 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera