Lajme

Monitoruesit e procesit në Gjykatën Speciale kritikojnë mos-transparencën e dëshmitarëve në Hagë

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 15 April 2023

Njohësit dhe monitoruesit e procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale, e kanë kritikuar vendimin e trupit gjykues për mbylljen totale të të gjitha deklaratave të dëshmitares së parë, kundër ish krerëve të UÇK-së.

Shqetësuese e kanë parë shkeljen e Parimit të Transparencës nga Gjykata Speciale. Sipas tyre, përveç deklaratave që mund ta zbulojnë identitetin e dëshmitarit, të tjerat duhet të jenë publike.Dëshminë e dha, por asgjë nuk u dëgjua.

Seanca e dëshmitares së parë, kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit që nisi këtë martë, qe e blinduar për publikun për tri ditë me radhë.Për dhjetëra orë sa fjalën e patën mbrojtësit e ish krerëve të UÇK-së, u dëgjua fare pak nga pyetjet e tyre, e aspak nga përgjigjet e dëshmitares.

-Advertisement-

E vendimi i trupit gjykues për seanca private po kritikohet nga monitoruesit e këtij procesi gjyqësor.Nga Fondi për të Drejtën Humanitare thonë se përveç kujdesit ndaj deklaratave që mund ta zbulojnë identitetin e dëshmitarit, pjesa tjetër e dëshmisë duhet të jetë e hapur për publikun.

Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, cenimi i parimit të publicitetit nga Gjykata Speciale është shqetësuese.Megjithatë, thonë se një gjë e tillë nuk mund ta deformoj procesin.

Kritika për mos transparencë kanë edhe nga Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së.Dëshmitares së parë iu deshën 3 ditë për ta dhënë dëshminë e saj kundër katërshes së UÇK-së.

Dëshmitë e tjera vazhdojnë në javën e ardhshme nga 17 deri më 20 prill.Pas më shumë se dy vjet në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse, të cilët u deklaruan të pafajshëm për të gjitha akuzat, me të cilat i ngarkon Prokuroria Speciale./Gazeta10

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera