Sport

Monaco befason Juventusin, i rrëmben talentin italian

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 27 January 2018

Debutoi në ndeshjen e lamtumirës së Francesco Tottit dhe me golin ë shënuar ndaj verdhekuqve, Pietro Pellegri u bë lojtari më i ri që shënon në Seinë A, vetëm 16 vjeç.

Që prej asaj kohe, djaloshi ngjalli interesin e shumë klubeve, me Juventusin që ishte shumë pranë marrjes së kartonit të tij.

Por bardhezinjtë janë befasuar nga Monaco, që ka mbyllur transferimin sot, me një ofertë të parefuzueshme nga Genoa.

-Advertisement-

31 milionë euro, (21 direkt dhe 10 të tjera bonus) dhe të drejta përfitimi në rast rishitje, ka qenë oferta që ka bindur kuqeblutë të pranojnë ofertën e klubit të Principatës franceze.

Pellegri pritet të mbërrijë sot në Francë, ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të nënshkruajë një kontratë për 2 sezone e gjysmë, pasi nuk ka mbushur ende 18 vjeç dhe nuk nënshkruan dot për më gjatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera