Lajme

Momenti kur ushtria ukrainase hedh në erë tankun rus

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 10 April 2022

Pamjet e filmuara nga ajri, shfaqin momentin kur një tank rus hidhet në erë nga një brigadë e ushtrisë ukrainase.

Videoja ishte shfaqur të premten por tani është konfirmuar nga këmbësoria e ushtrisë ukrainase, që postoi videon në rrjete sociale ku shihen edhe pasojat e këtij shpërthimi.

Nga ky tank kanë mbetur vetëm disa copëza të hekurit, ku analistët ushtarakë vlerësojnë se shpërthimi i fuqishëm ndodhi pasi kishte shumë municion brenda tankut.

-Advertisement-

Në momentin që u godit nga forcat ukrainase, municioni që ishte brenda tankut shpërtheu dhe shkaktoi një detonim tejet të fuqishëm siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, transmeton Telegrafi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera