Sport

Momenti kur Jurgen Klopp ‘çartet’ me gjyqtarin e ndeshjes ndaj West Bromit

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 27 December 2020

Liverpooli është ndalur në barazim 1-1 nga West Bromi, në duelin e vlefshëm për javën e 15-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Përkundër që ‘The Reds’ ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, në fund u deshtë të pajtoheshin me një pikë.

E gjatë ndeshjes, në një moment trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, u nervozua tej mase me gjyqtarin kryesor, Kevin Friend, i cili akordoi një faul për ekipin e West Bromit.

-Advertisement-

Reagimi i Kloppit ishte shumë i madh, andaj edhe gjyqtari e ndëshkoi atë me karton të verdhë.

Pas këtij barazimi, Liverpooli vazhdon kryesimin në Premierligë me 32 pikë, tri me shumë se vendin i dytë, Evertoni, ndërsa West Bromi mbetet i parafundit me vetëm 8-të pikë të arkëtuara./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera