Sport

Momenti kur Fury e turpëroi Wilderin – stafi i amerikanit e hodhi peshqirin

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 23 February 2020

Tashmë ka vetëm një boksier të pamposhtur në kategorinë e peshave të rënda dhe emri i tij është Tyson Fury.

Boksieri britanik ka bërë një rikthim të jashtëzakonshëm në rrugëtimin e tij drejt majës duke u shpallur kampion i botës në divizionin WBC.

Këtë titull ia rrëmbeu atij që njihet si Bomberi i Bronztë dhe ishte i pamposhtur deri më tani, Deontay Wilder, të cilin e nënshtroi në përballjen e tyre të dytë që u zhvillua në MGM Grand Garden Arena të Las Vegasit të shtunën mbrëma (mëngjesin e të dielës me kohën tonë).

-Advertisement-

Britaniku e dominoi meçin kundër amerikanit që nga fillimi dhe në raundin e shtatë e fitoi duelin me nokaut teknik, pasi gjyqtari e ndërpreu duelin, duke qenë se ekipi i Wilderit e hodhi peshqirin. /telegrafi/

https://video.gjirafa.com/fury-kampion-i-ri-wilder-i-rezistoi-vetem-7-runde

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera