Fokus

Momenti kur arrin në xhami trupi i pajetë i burrit që u vra mbrëmë në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 30 October 2023

Të dielën një person është vrarë në Vushtrri me armë zjarri ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Gazeta Infokus ju sjell pamje nga momenti kur trupi i pajetë i burrit të vrarë mbrëmë është sjellë në xhaminë e qytetit.

-Advertisement-

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, kishte konfirmuar për Infokus se dy veta janë arrestuar lidhur me këtë rast.

Ai tha se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica”, derisa shtoi se hetimet po vazhdojnë.

Sipas Zahitit, ngjarja është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 16:00.

“Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve ” Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore”, tha Zahiti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera