Molliqaj -VV-së: Po na bëhen sulme të ulëta, Kurteshi me deklarata antidemokratike dhe të pavërteta
Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 19 January 2018
Ish-sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherë deputetit i Kuvendit të Kosovës nga radhët e kësaj Lëvizje, Dardan Molliqaj ka komentuar sot deklaratën e Sekretarit Organizativ, Ismajl Kurteshi, transmeton Infokusi.com
Mollqiaj përmes një postimi në “facebook” ka shkruar se Kurteshi po lëshon deklarata antidemokratike me shumë të pavërteta që përmbajnë gjuhë përçarëse.
Ai madje ka kritikuar edhe Lëvizjen për publikimin e deklaratës së Kurteshit në faqen zyrtare të Vetëvendosjes në facebook.
“Si t’i kuptojmë thirrjet për të biseduar kur në të njëjtën kohë na bëhen sulme kaq të ulëta” ka shkruar Molliqaj ndër të tjera, transmeton Infokusi.com.
Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Molliqajt”
“Në kohën kur ne po i diskutojmë dallimet tona brenda organizatës dhe anëtarëve e simpatizuesve të Lëvizjes po ua rrisim shpresat që së bashku do ta tejkalojmë problemin e brendshëm në organizatën tonë, ushtruesi i detyrës së Sekretarit Organizativ, Ismajl Kurteshi, lëshon deklarata antidemokratike me shumë të pavërteta që përmbajnë gjuhë përçarëse.
Dy takime i kemi mbajtur me strukturat e Lëvizjes në Pejë dhe Deçan. Të parin në një restorant ndërsa të dytin në zyra të Lëvizjes. Qëllimi i këtyre takimeve ka qenë diskutimi i gjendjes në të cilën gjendet Lëvizja dhe jo ajo që pretendohet në deklaratën e Kurteshit.
Duke qenë se unë jam pjesë e Lëvizjes dhe deputet i saj, nuk e di në çka thirret Kurteshi kur takimin tonë e quan ”takim ilegal”. Meqenëse këto ditë janë thirrur shumë në statutin e Lëvizjes, pres nga ai që të përgjigjet se cila pikë e këtij statuti ndalon takime të tilla ose i vlerëson ato si ”ilegale”.
Ende më problematike për mua është që Kurteshi këtë gjuhë po e përdorë pothuajse çdo ditë në secilin takim me anëtarë, në të cilat takime ai po e shoqëron kandidatin për kryetar të Lëvizjes, Albin Kurtin.
Për fund, meqenëse deklarata e tij u postua edhe në faqen zyrtare të Lëvizjes në Facebook, dua të shtroj një pyetje: A është diskutuar deklarata e tij në kryesi të Lëvizjes dhe a është vendim i kryesisë që kjo deklaratë të jetë qëndrim zyrtar i Lëvizjes?
Nëse po, atëherë si t’i kuptojmë thirrjet për të biseduar kur në të njëjtën kohë na bëhen sulme kaq të ulëta? Nëse jo, kur do të distancohet kryesia e Lëvizjes nga kjo deklaratë skandaloze?
Mentaliteti që po instalohet në organizatën tonë është tejet i rrezikshëm dhe i papranueshëm për një organizatë të mirëfilltë politike. Çështja është serioze, prandaj edhe trajtimi duhet të jetë serioz. Fatkeqësisht, deri tash ky problem nuk është trajtuar seriozisht, përkundrazi, është nxitur edhe më shumë përçarje.”/INFOKUSI
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...