Lajme

Molliqaj tregon arsyet pse ShBA e kritikoi opozitën për planin evropian

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 07 March 2023

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PDS), Dardan Molliqaj, ka treguar arsyet që sipas tij ambasada e ShBA-së e ka kritikuar opozitën për qëndrimet e tyre karshi planit evropian.

Sipas Molliqajt, ambasada ka reaguar sepse kritika e opozitës nuk është parimore.

Përmes një video të publikuar në Facebook, Molliqaj ka thënë se dy partitë opozitare PDK e LDK e kishin përkrahur këtë plan.

-Advertisement-

“Në radhë të parë, ky pozicion kritik ndaj opozitës qartëson se pushteti është pajtuar më planin franko-gjerman, apo marrëveshje e dakordsuar në Bruksel”, ka thënë ai, ndërsa në rastin e dytë thotë që “opozita ashtu siç kemi thënë kohë më parë, ka kalkuluar gabim për interesa elektorale që Albin Kurti ose Qeveria e Kosovës nuk do ta pranojë këtë plan”.

“Duke e pasur këtë analizë të gabuar, ata janë ofruar para bashkësisë ndërkombëtare duke e mbështetur fillimisht këtë plan dhe duke e mbështetur edhe themelimin e Asociacionit. Prandaj, sot kur ata kritikojnë planin dhe themelimin asociacionit nga bashkësia ndërkombëtare quhen si lojëra politike, sepse e vërejnë se kundërshtimi nuk ka bazë parimore e as të vullnetit politik, por është një kalkulim politik”, ka thënë tutje Molliqaj.

Sipas tij, kundërshtimi i tyre ndaj planit do të shihet nga veprimet e deputetëve në Kuvend.

“Se a do të jetë i vërtetë apo jo kundërshtimi i opozitës parlamentare, kjo do të varet nga veprimet që ata do të bëjnë”, është shprehur ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera