Molliqaj thotë se opozita po bjen në gracka të pushtetit
Autori: Gazeta inFokus 23:46 | 03 July 2023
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, e ka cilësuar si të gabuar çdo përpjekje të opozitës për ta rritur presionin ndaj kryeministrit, Albin Kurti që ai të dorëzohet para Bashkësisë Ndërkombëtare.
Madje sipas Molliqajt, këto përpjekje do të kishin si pasojë marrëveshje të dëmshme.
“Çfarëdo përpjekje që e rritë presionin për me u dorëzu ai para Bashkësisë Ndërkombëtare është përpjekje e gabuar në dy drejtime. Fillimisht do të kemi një marrëveshje të keqe që edhe vet opozita e ka kritikuar, por për më shumë se kaq kjo është me shpëtu politikisht Albin Kurti. Unë besoj se para se me shpëtu një çështje që e ka tash shqetësim Bashkësia Ndërkombëtare, ne duhet ta shpëtojmë veten që i bie, mobilizimi i vërtetë opozitar në Kosovë duhet të jetë për largimin e Albin Kurtit nga pushteti”, tha Molliqaj në “ReSpublika” në Tëvë1.
Madje Molliqaj theksoi se opozita po bie në grackë të pushtetit, duke i kërkuar asaj që të dorëzohet para faktorit ndërkombëtar.
Ai tha se është i shqetësuar me atë që po ndodh në Kosovë, por se më i shqetësuar është me mungesën artikulimit të vërtetë opozitar.
“Frika ime shpresoj të mos ndodhë qysh unë po them, është që opozita po bjen në gracka të pushtetit ose në kurthe të saj duke i kërku pushtetit që të dorëzohet, duke i kërku pushtetit që të pranojë kushtet që vijnë nga jashtë që pastaj kur ai i pranon ato, e ato janë gjithnjë e më të këqija se përpara sepse çdo intervenim i tij në veri e ka trashur siç themi ne nivelin e autonomisë për serbët në Kosovë, atëherë kjo po ua pamundëson me e bë kritikën. Le të supozojmë që nesër kemi marrëveshje çka do të ndodhë me kauzën e LDK-së dhe PDK-së, prandaj unë po them që kauzat duhet ndërtuar rreth politikbërjes së kryeministrit dhe duke ndërtu masën kritike ndaj veprimeve të tij, edhe të atyre që do të vijnë në të ardhmen atëherë do të jetë një kontraditë e vërtetë, përndryshe frika ime është që është shërbim për Kurtin”, shtoi ai.
Të tjera
-
Kështu do të duket dizajni i fletëvotimit të 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka miratuar dizajnin e fletës së votimit për...
-
FKEE: Shtyhet afati për aplikim të disbursimit deri më 30 prill 2025
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë njofton të gjithë përfituesit e “T...
-
Dervishaj: Përulem përballë gjithë kësaj përkrahje kaq të madhe, ju po më besoni mua dhe unë jam për t’iu përgjigjur këtij besimi
Kandidati për deputet me numër 77, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Kjo është gjendja shëndetësore e babait të Hashim Thaçit
Gjendja e babait të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, është pëmirësua...
-
Bedri Hamza: Do ta rrisim përkrahjen për bujqit dhe do ta mbrojmë punën e tyre
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka ...
-
Fitore Pacolli i bën kërkesë për falje publike për 200 mijë eurot e granteve, reagon ashpër Ganimete Musliu: Shikoni deri ku arrin pafytyrësia e pushtetit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherish edhe kanidate për de...
-
Ministri Vitia: Nuk ka arsye për panik, nuk ka asnjë rast me virusin HMPV në Kosovë
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se në Kosovë nuk është paraq...
-
Policia njofton për suspendimin e tre policëve, shkak dyshimet për pjesëmarrje në akvititete politike
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar tre zyrtare policor – një kolo...
-
Rrëfimi i jashtëzakonshëm i Infektologut i cili kontriboi në luftën e Kosovës dhe ndihmoi me mijëra njerëz
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Fehlinger: Kosova dhe Shqipëria po përparojnë si kombet perëndimore
Eksperti austriak Gunther Fehlinger, ka theksuar se Serbia vodhi aq shumë nga...
-
Sot, Prishtina në vendin e 49 në botë për cilësinë e ajrit
Sipas tabelës së platformës për matjen e ndotjes së ajrit “IQ Air”, në orën 1...
-
Rama jep lajmin: Shqipëria, fluturime direkte me Izraelin
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka njoftuar nisjen e fluturimeve direkte mes ...