Lajme

Molliqaj e quan lidhjen VV-LDK si koalicioni i rançit të Prapashticës

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 25 January 2020

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj lëvizjet e VV’së drejtë LDK-së për të arritur një marrëveshje i quan ‘Koalicioni i rançit të Prapashticës’.

Molliqaj thotë se këto dy parti dështuan të formojnë qeverinë duke u takuar nëpër zyre, dhe se tash kanë filluara takimet e tyre në metoda të vjetra, duke ia rikujtuar se njëjtë edhe PAN’i dikur takohej kështu për ndarë kulaçin e pushtetit.

“Koalicioni i rançit të Prapashticës. Dikur PAN-i takohej fshehtazi nëpër kafe e shtëpi luksoze në Hajvali për të ndarë kulaçin e pushtetit në emër të së “mirës së popullit”. Sot, VV e LDK, pasi dështuan që të formojnë qeverinë duke u takuar nëpër zyret e institucioneve, iu rikthyen metodës së vjetër të takimit nëpër lagje periferike të Prishtinës ku gjinden rançet luksoze të pushtetarëve të djeshëm. VV-së, që në dukje të parë shihet si parti e majtë e transparente, iu shpërfaq fytyra e vërtetë e zhytur në terrin e Prapashticës. Këto janë shenjat e para të popullizmit në ardhje. Çka mund të jetë dukur në fillim si kthim i shpresës e qeverisje progresive u kthye brenda 3 muajve në stagnim institucional për hir të kulaçit të pushtetit. Këta hapur kritikuan elitat politike të korruptuara dhe u munduan që t’i delegjitimojnë vetëm që në fund të shndërrohen në po të njëjtit që ishin në pushtet”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera