Lajme

Molliqaj Abdixhikut: Jeni me faj për këtë skenar që po fillon

Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 14 January 2023

Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka reaguar ndajdeklaratës së sotme të kreut të LDK’së, Lumir Abdixhiku, cili tha se Qeveria e Kosovës duhet të procesojë tutje për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në bazë të vendimi të Gjykatës Kushtetuese, kërkesë e cila tha se është edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Molliqaj thotë se lideri i LDK’së po kërkon nga kryeministri Kurti që ta bëjë Asociacionin, e nëse një skenar i tillë fillon atëherë, fajet ia lë Abdixhikut.

“Abdixhiku po shënon “progres”. Filloi me porosinë ‘të rrimë’, duke mos bërë asgjë se kështu pushteti rrëzohet vetvetiu. Tash e paska bërë një shkëputje, një goxha hop. Bëje Asociacionin Albin!, – po thotë Lumiri. Shihe logjikën: e jap këshillën unë, ia hapi rrugën këtij, e bëj edhe një plus kah Dragodani, dhe presim pastaj se ky qe po e realizon këshillën time publike do të dëmtohet. Kjo me siguri se nuk është analizë, por ç’të thuash?! Duket se kompleksi “arsyeton” gjithfarë absurdi”, shkroi Molliqaj në Facebook.

-Advertisement-

Tutje, ai tha se do t’i kërkojnë përgjegjësi opozitës aktuale për qëndrimet e tyre të dëmshme si dhe për mungesën e qëndrimeve.

“Konkurrenca negative s’ka të ndalur. Mundet Lumiri edhe përtej kësaj. Ta zëmë, pse mos me ia lypë një autorizim kryeministrit dhe të shkruajë e të nënshkruajë në vend të tij.

Opozitës aktuale do t’i kërkojmë përgjegjësi. Përgjegjësi për qëndrimet e dëmshme dhe mungesën fare të qëndrimeve. T’ia shtrosh me lule këtij kryeministri rrugën e Asociacionit i bën dy dëme: vetë dëmin e Asociacionit pa njohje; dhe fundi i këtij procesi është uvertura e një faze të re autoritarizmi. Tash që po bëhet i dëgjueshëm jashtë, më shumë dorë e fortë do t’i lejohet brenda. Gjithandej, këtë tregim e kemi parë. Ju jeni me faj për ketë skenar që po fillon”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera