Sport

Mohamed Salah, futbollisti i vitit në Angli

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 23 April 2018

Mohamed Salah është shpallur futbollisti i vitit në Angli për sezonin 2017-2018.

Egjiptiani, i cili ka udhëhequr skuadrën e Liverpulit këtë sezon la pas De Bruyne, Sane, Kane, David Silva, De Gea dhe të tjerë futbollistë të spikatur në Premier League.

25-vjeçari që u bë pjesë e “The Reds” verën e shkuar, ka shënuar 31 gola në kampionat në 34 ndeshje, duke iu afruar ndjeshëm rekordit të Andy Cole dhe Alan Shearer, me 34 gola në një sezon. Në total, sulmuesi ka shënuar 40 gola.

-Advertisement-

Salah ështe zgjedhur si futbollisti i vitit me votat e të gjithë futbollistëve të tjerë të kampionatit anglez.

“Ështe një nder për mua që të votohem nga futbollistët e tjerë. Jam shumë krenar për këtë arritje”, tha Salah.

“Unë nuk e pata shansin tim te Chelsea, por doja të rikthehesha dhe të tregoja fubollin tim. Dhe unë u riktheva një tjetër futbollist dhe një tjetër person dhe për këtë jam krenar dhe i lumtur”, shtoi Salah në ceremoninë e zhvilluar të dielën.

Shumë entuiziast ishte dhe trajneri i Liverpulit, Jurgen Klopp: “Jam i lumtur që kam patur fatin të kem në skuadër një futbollist si Salah. Ka qenë një udhëtim shumë i rëndësishëm, që nuk ka mbaruar ende, ndaj i lutem Salah të vijë të tërheqë shpejt trofeun sepse duhet të luajmë akoma, kemi ndeshje të martën”, tha Klopp.

Leroy Sane u shpall futbollisti i ri më i mirë i sezonit, duke fituar duelin me Harry Kane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera