Sport

Modric ndihmon Kroacinë, Bale gabon me Uellsin

Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 10 October 2019

Kroacia është gjithnjë e më pranë Euro 2020.

Finalisti i Kupës së Botës në “Rusia 2018”, e mundi në xhiron e gjashtë në Grupin E Hungarinë, me rezultat 3-0.

Në këtë ndeshje shënoi Luka Modric, në minutën e pestë të ndeshjes, derisa Ivan Rakitic humbi penalltinë.

-Advertisement-

Golat tjerë për Kroacinë, që ka shkuar tashmë në kuotën e 13 pikëve, i shënoi 25-vjeçari, Bruno Petkovic, në minutat 24’ dhe 42’.

Uellsi ka bërë një hap fals, duke ia vështirësuar punët vetës për Euro 2010.

Skuadra e Ryan Giggs është ndalur 1-1 nga Sllovakia.

Ky barazim e lë Uellsin në pozitën e katër me 7 pikë, tri më pak se Sllovakia në pozitën e dytë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera