Sport

Modriç godet Messin dhe Ronaldon: Sipas tyre, Topi i Artë vlen vetëm kur e marrin ata

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 15 December 2018

Fituesi i Topit të Artë Luka Modric e ka kritikuar Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, pasi këta dy të fundit nuk morën pjesë në ceremoninë e dhënies së çmimit.

Modrici i dha fund dominimit 10-vjeçar të dyshes në garën për Topin e Artë, ku brenda 10 vjetëve Messi e Ronaldo morën nga pesë Topa të Artë.

Në ceremoninë e këtij viti nuk ishin të pranishëm Messi e Ronaldo, dhe kjo i ka penguar mesfushorit kroat.

-Advertisement-

“Nuk mund të them pse dikush nuk mori pjesë në ceremoni”, ka thënë Modric.

“Mirëpo duket se këto vendime dhe çmime kanë vlerë vetëm atëherë kur ata fitojnë. Nuk është e drejtë për kolegët e tyre, ose për votuesit që i kanë votuar për 10 vite, dhe për fansat e futbollit”.

“Por e përsërisë që secili merr vendime ashtu si i mendon”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera