Sport

Modric e tregon klasin edhe në humbje, veprimi i tij ndaj Anglisë i mahniti të gjithë

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 19 November 2018

Përkundër disfatës që pësoi Kombëtarja e Kroacisë kundër Anglisë të dielën, ylli i skuadrës kroate, Luka Modrici, e tregoi klasin e tij dhe i priti kundërshtarët e tij në tunel për t’ua uruar fitoren.

Ai bisedoi shkurtër me trajnerin e Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, si dhe e përqafoi Kyle Walkerin, me të cilin kishte luajtur për një kohë të shkurtër në Tottenham,.

Anglia shënoi një fitore të madhe dje në “Wembley” duke e përmbysur Kroacinë nga 0-1 në 2-1 në kuadër të Ligës së Kombeve, dhe duke iu hakmarrë për atë humbjen në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

-Advertisement-

Me këtë fitore, anglezët kanë arritur në gjysmëfinale, kurse Kroacia ka rënë në Ligën B. Kroatët përfunduan në fund të tabelës me katër pikë dy më pak se Spanja në vend të dytë, kurse Anglia në krye të renditjes me shtatë pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera