Modric beson te Bale por qahet për Ronaldon, Mourinho? Ne i injorojmë…
Autori: Gazeta inFokus
14:31 | 04 March 2019
Luka Modric ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes së kthimit me Ajax, e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Champions League, teksa ndeshjen e parë në Holandë e fituan me rezultatin 1-2.
Mesfushori kroat u ndal të flasë për krizën që ka kapur skuadrën, momentin e keq të Bale dhe boshllëkun që la largimi i Cristiano Ronaldos.
Ajax – Në Champions League për ne çdo ndeshje është e rëndësishme. Veçanërisht nesër, kundër një ekipi shumë të mirë, të talentuar dhe me ambicie. Për ne është çelësi i suksesit në këtë sezon dhe duam të jemi në çerekfinale, nuk do të jetë e lehtë. Jemi gati, do bëjmë një ndeshje të madhe dhe do kualifikohemi…
Humbjet në “El Clasico”– Kur humbet dy ndeshje radhazi kundër rivalit më të madh nuk të bën të ndihesh mirë. Jemi të rrëzuar, por nesër është një ndeshje e rëndësishëm, vjen shpejt dhe nuk ka kohë për të menduar se çfarë na ka ndodhur. Duhet të fokusohemi në Champions League të harrojmë atë që ndodhi. Ndaj Barçës kemi luajtur mirë, por na mungoi goli, do vijojmë të besojmë se goli do të vijë.
Bale – Është mirë, e shikoj që duket mirë. Vjen një moment në karrierë kur nuk ndihesh më i miri, kjo ndodh me të gjithë. Nuk mund të harrojmë atë që ai ka bërë për klubin. Ai po punon fort dhe dëshiron të kthehet Bale i zakonshëm. Nuk mendoj se është fundi i tij këtu, ai ka shumë për të dhënë dhe ai do ta bëjë.
Sezoni i Modric – Nuk e fillova mirë dhe ishte e vështirë për të kapur ritmin e ndeshjeve. Pas Botërorit ndihem më mirë, në një nivel më të lartë. Mendoj se jam në nivel të mirë dhe po punoj të bëhem akoma më mirë.
Largimi i Ronaldo – Sigurisht që Ronaldo do i mungonte çdo ekipi dhe të gjesh një zëvendësues për të është pothuajse e pamundur. Ajo që ai ka bërë për ne dhe klubin, sigurisht që na mungon. Klubi solli lojtarë të rinj në vend të tij, por të dalësh sipër tij nuk është e lehtë. Ai shënonte nga 50 gola dhe nuk mund të gjesh dikë që shënon kaq shumë në këto ditë. Duhet të kishim një lojtar që të paktën shënon 20 gola, nuk do përmend emra, dy ose tre lojtarë që shënojnë 20,15 apo 10 gola dhe ne nuk e kemi një të tillë, ky është problemi ynë, goli!
Vinicius – Ai na ka dhënë shpejtësi, diçka ndryshe. Është akoma shumë i ri, por ka treguar se ka shumë talent dhe ambicie. Ai duhet të vazhdojë kështu, ka personalitet, talent, është djalosh i jashtëzakonshëm dhe ne jemi aty ta ndihmojmë që të rritet edhe më shumë.
Rikthimi i Mourinho – Ne i injorojmë thashethemet, fokusohemi te vetja jonë. Për Realin flitet në të gjithë botën dhe ne nuk mund t’i shmangin këto gjëra. Në Madrid gjithmonë të shikojnë sikur ke vdekur, por ne kthehemi gjithmonë. Ashtu ndodhi edhe në vitin 2015, duhet të besoni te ne, do të luftojmë dhe do të japim gjithçka.

T� tjera
-
Berisha: Arlinda u vrᾰ vetëm 20 sekonda pasi u nda nga policia, ish-bashkëshorti e ndoqi vrasjen live
Avokati Besnik Berisha ka dhënë detaje të rënda lidhur me vrasjen e Arlinda Z...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, të cilat he...
-
BE-ja u jep shpresë anëtarësimi vendeve të Ballkanit
Bashkimi Evropian po u bën thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të shfr...
-
Haradinaj: Jakup Krasniqi nuk është për gjynah, por pushtetet që lejuan EULEX-in ta poshtërojë popullin
Nasim Haradinaj ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka thënë se Jakup ...
-
BE-ja riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë – Serbi, bën thirrje për zbatim të marrëveshjeve
Pas takimit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndim...
-
Shqipëria me projektligj që u mundëson të burgosurve të zgjedhin vetë mjekun dhe spitalin
Deputetja socialiste në Shqipëri, Enriketa Jaho ka dorëzuar një projektligj q...
-
Çitaku mirëpret gatishmërinë e BE-së për ndryshimet në Ligjin për Specialen: Nesër jemi gati për konsultime
Vlora Çitaku, ka mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për konsultime ...
-
Vrḁsjet e pasluftës, Nasim Haradinaj: Kush i konstatoi që janë vrḁsje politike
Tema e vrasjeve të pasluftës është aktualizuar në Kosovë. E për këtë ka fo...
-
Haxhiu: Gruaja që raporton dhunën e ka bërë hapin më të vështirë, përgjegjësia tani është e institucioneve
Fushata “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” është hapur zyr...
-
Shiroka Pula: Mbrojtja e vajzave dhe grave kërkon angazhim të përditshëm dhe përgjegjësi të përbashkët
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sonte në ceremoninë h...
-
Nesër zbulohen tri shkronjat e UÇK-së në fshatin e Jakup Krasniqit
Djali i vëllaut të ish kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit, Agron Krasniqi...
-
Vëllezërit e ish-presidentit Thaçi vizituan Fadil Fazliun pas kthimit nga Haga
Vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, Ganiu, Idrizi dhe Blerimi, vizitua...




























