Fokus

“Modestia” e Kurtit: Ky është çmimi që pagoi me paratë e shtetit për një biletë avioni

Autori: Hateme Smajli 12:00 | 01 May 2023

Shpenzimet në udhëtime, bileta, akomodime, dreka e darka të qeverisë Kurti II, kanë kaluar qeveritë paraprake.

Në muajin tetor të vitit 2022, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në varrimin e kryeministrit japonez, Shinzo Abe, së bashku me ministrin e tij të Financave, Hekuran Muratin.

Gazeta Infokus në atë kohë (muajit tetor 2022), kishte kërkuar shpenzimet e Kurtit në këtë udhëtim për ngushëllime, mirëpo nga kjo zyra e të parit të ekzekutivit “mburreshin”  se kryeministri kishte paguar me paratë e qytetarëve vetëm biletën e udhëtimit por jo edhe akomodimin e shpenzimet e tjera.

-Advertisement-

Kjo pavarësisht se vetëm bileta e Kurtit për në Japoni i kushtoi buxhetit të shtetit hiq më pak se 1 mijë e 523 euro, shkruan Gazeta Infokus.

Derisa për të njëjtat shpenzime nga zyra e Hekuran Muratit nuk dhanë asnjëherë të dhënat që Gazeta Infokus i kërkoi kjo ani pse janë të obliguar që sipas ligjit kërkesave për qasje në dokumente tu përgjigjen në një afat kohor jo më pak se 7 ditë, dhe në rast të vonesave të kërkojnë përmes email-it mirëkuptim për afat shtesë.

LEXO EDHE: Rritet çmimi i biletave të Albin Kurtit, 1,523.65€ pagoi për udhëtimin në varrimin e Shinzo Abe

E asnjëra prej këtyre nuk ndodhi në rastin e Ministrisë së Financave që pavarësisht ligjit, vendosën thjesht të mos kthenin përgjigje dhe të injoronin kërkesat e Gazetës Infokus.

Derisa kritikat për shpenzime enorme për qeveritë e kaluara e mburrja se si kjo qeveri po shpenzon më pak po del të jetë një farsë si edhe shume premtime të tjera që nuk i majti dot qeveria më e zëshme ndonjëherë kundër shpenzimeve të tilla.

Kjo sepse sipas të dhënave që ka publikuar Instituti për hulumtime Front, shpenzimet në udhëtime të kësaj qeverie kanë kaluar edhe qeveritë e mëhershme.

Zyrtarët shtetërorë kanë shpenzuar gjatë vitit të kaluar gjithsej 21.7 milionë euro për meditjet, udhëtimet zyrtare, drekat, karburantet për vetura, shërbimet telefonike si dhe akomodim, raporton Instituti për hulumtime Front.

Në një krahasim mes tri viteve të fundit del se institucionet kanë shpenzuar 8.2 milionë euro më shumë në vitin 2022 sesa në 2021-ën dhe 9.8 milionë më shumë se në vitin 2020.

Derisa vetëm ministria e udhëhequr nga Hekuran Murati që ndër të tjera provonte edhe të “fshehte” shpenzimet e këtij lloji ka shpenzuar  hiq më pak se 1.9 milionë euro për akomodim dhe udhëtime zyrtare jashtë vendit.

Që i bie se ka shpenzuar më shumë përderisa shifrat janë 1 milionë euro më të ulëta në dy vitet tjera.

862 mijë euro në vitin 2021.  753 sosh me 2020./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera