Rozë

Modelja e fitnesit stërvitet në varreza, veprimi ngjall reagime të shumta në rrjet

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 10 November 2023

Modelja braziliane, Andrea Sunshine, i pëlqen të stërvitet jo në palestër, por në varreza.

Gruaja kreu seanca stërvitore të çuditshme, me shpresën se, siç thotë ajo, “do të frymëzojë të tjerët t’i bashkohen dhe të thyejnë stigmën për stërvitjen në vende të pazakonta”.

Andrea u ka treguar fansave të saj të cilët janë të shumtë në numër rreth 500 mijë të tillë se është lodhur duke u stërvitur në palestër dhe se “të vdekurit nuk e shqetësojnë”.

-Advertisement-

“Jam lodhur duke u ngacmuar në palestër, sepse jam e bukur dhe kam një trup muskuloz. Më dëbuan për shkak të rrobave që vesh. Tani shkoj në palestër vetëm kur është plotësisht bosh. Ndryshe shkoj në varreza dhe ushtrohem me shpirt”, pohoi ajo.

Së fundmi ajo ka publikuar foto nga një stërvitje në grup dhe thotë se varrezat janë “ideale për aktivitet fizik sepse sjell paqe dhe qetësi”.

Etiketa:
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy