Fun & Video

Modelet u fotografuan me kafshë të egra në thellësi të pjesëve malore (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 09 May 2018

Grupi i modeleve të guximshme, kanë pozuar me trimëri pranë ujqve, tigrave apo arinjve në malet e thella pranë Moskës së Rusisë.

Fotosesioni që është inspiruar nga pjesë të përrallave, kur personazhe kryesore janë pikërisht këta grabitqarë, tregon modelet teksa përkëdhelin ato, madje njëra prej tyre qafën e ujkut, kurse tjetra një tigër të bardhë, transmeton Telegrafi.

Olga Baranseva është krijuesja e këtyre imazheve, që përkundër se duken të frikshme, ajo insiston se nuk përbënin rrezik për të rejat, ndërsa shton se është përdorur edhe ndërhyrja kompjuterike.

-Advertisement-

Kafshët që u përdorën ishin të zbutura, ndërsa fotografja – që ka nisur karrierë në fotografi më 2007 – kryen fotografi me kafshë të egra që nga viti 2012.

“Gjithmonë më ka pëlqyer t’i fotografoj njerëzit bashkë me kafshë, sa më të rrezikshme që janë, kontrasti bëhet më i pasur”, ka thënë Baranseva.

Mësohet se ajo kërkon nëpër rrjete sociale, për kafshë të egra që mbahen si shtëpiake dhe kontakton me pronarët e tyre, për t’i angazhuar në fotosesione të ndryshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera