Mocioni i AAK-së për rrëzimin e Kurtit, ky është qëndrimi i PDK-së

Autori: Gazeta inFokus
23:12 | 21 June 2023
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka thënë se kërkesa e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti nuk është bërë në momentin e duhur.
Abdullahu këtë kërkesë të AAK-së e sheh si tërheqje të vëmendjes nga të gjitha problemet në vend.
“Kemi edhe vlerësimin tonë që thjeshtë do të duhej që të mendohej më mirë kjo të shohim se mund te bësh diçka konkrete, e jo që faktikisht kështu si u bë është veç tërheqje e vëmendjes. Këtë e ka thënë edhe kryetari jonë, zoti Krasniqi. Nuk është në momentin e duhur dhe nuk shihet se ku është rezultati është më shumë tërheqje e vëmendjes nga krejt këto probleme në vend se për atë të flitet në forma të ndryshme dhe të bëhet diçka sesa të shkojmë të merremi me një çështje e cila në fund e dimë që nuk do të sjellë rezultate”, tha Avdullahu.
Madje sipas zëdhënësit të PDK-së, nuk ia vlen t’i bashkohet thirrjes së partisë tjetër opozitare.
“Nuk ia vlen të shkohet te ajo sprovë ndoshta bëhet për me tërhjek vëmendjen atje. Dhe tjetra kur po flasim te ky dinamizim gjithmonë ka vend për më shumë punë, për më shumë demaskim, për më shumë veprime të natyrave të ndryshme. Po ama nëse e stërkeqim situatën në kuptimin që do bëjmë diçka që mund ta stërkeq situatën kjo i bie që ne po dyshojmë te qytetari i Kosovës. Ky qytetarë meriton kaq por nuk meriton të konsiderohet se ai nuk di e na duhet me bo me kap gurë e gazë me ja “anllatis” që thonë. Pra besojmë që ky qytetar është duke e kuptuar dhe mjafton se po bëjmë opozitë por me kusht që do të bëjmë opozitarizëm po me kusht që do ta dinamizojmë”, tha Abdullahu.
Ndryshe Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kishte kërkuar që të iniciohet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.
“Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion i mosbesimit. Mocioni bazohet në rrezikimin e sovranitetit në veri dhe prishjen e marrëdhënieve me SHBA dhe BE, deri te sanksionet e SHBA ndaj Kosovës. Do të vazhdojmë diskutimet me subjektet politike”, kishte deklaruar Haradinaj.
Teksa kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se ideja e AAK-së për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti është i destinuar për të qenë i pasuksesshëm.
Në anën tjetër edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës deklaruan se ka paqartësi të madhe për procesin e dialogut. Megjithatë u shpreh kundër mocionin të iniciuar nga AAK-ja. /Tëvë1

Të tjera
-
Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë
Një 80 vjeçare është gjetur pa shenja jete të enjten në Prishtinë, konkretish...
-
Kraki: Nuk i kemi numrat për konstituimin e Kuvendit, për qeveri po
Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, që vepron brenda Grupit Parlamentar të ...
-
Policia: Dëme të mëdha nga zja*rri në zonën industriale të Prishtinës, qytetarët të shmangin zonën
Një zjarr ka përfshirë sonte një objekt të një kompanie në zonën industriale ...
-
60-vjeçarja rrezikonte të mbytej në plazhin e Himarës
Një grua rreth 60 vjeçe ka rrezikuar të mbytet pasditen e së enjtes në plazhi...
-
Djali i Jakup Krasniqit: Biseda private me babanë për përfshirje në politikë s’barazohet me deklaratat e Kurtit
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka thënë se një bisedë private dhe të sinq...
-
Digjen depot e IPKO-s në Fushë Kosovë, nuk dihet ende për të lënduar
Një zjarr i madh ka shpërthyer në depot e IPKO-s në Fushë Kosovë, ku flakët k...
-
Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së
Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ...
-
Kusari-Lila thotë se janë pajtuar me Osmanin për angazhim që Kuvendi të konstituohet sipas afatit të Gjykatës
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, njofton se në takim me pres...
-
PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës në Lipjan
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot...
-
Kriza energjetike, KEK pezullon tenderin 137 milionësh për rehabilitimin e “Kosova A”
Korporata Energjetike e Kosovës ka pezulluar tenderin për rehabilitimin dhe m...
-
Eugen Cakolli nga KDI: Retorika për ndikimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, më shumë i ndihmon Prokurorisë sesa debatit në Kosovë
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka komentuar zhvillime...
-
Osmani pas takimit me partitë e tjera: Të gjendet rrugëdalja për konstituim të kuvendit
Presidentja Osmani mbajti takime konsultative me liderët e partive: President...